Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë infomarcion publik pranë Bashkisë Memaliaj, në përputhje me Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar.
Si mund të kërkoni informacion?
Kërkesën për informacion mund ta paraqisni në një nga mënyrat e mëposhtme:
Me E-MAIL
Dërgoni kërkesën për informacion në adresën elektronike të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit të Bashkisë Memaliaj.
ME SHKRIM
Plotësoni kërkesën për informacion dhe dorëzojeni pranë Bashkisë Memaliaj, ku ajo do të regjistrohet sipas procedurës përkatëse.
ONLINE
Paraqisni kërkesën elektronikisht nëpërmjet portalit PyetShtetin.al, duke zgjedhur Bashkinë Memaliaj si autoritetin publik të cilit i drejtohet kërkesa.
Formulari i Kërkesës për Informacion
Për të paraqitur një kërkesë për informacion pranë Bashkisë Memaliaj, mund të shkarkoni dhe plotësoni formularin standart të kërkesës për informacion.
Në formular përcaktoni informacionin ose dokumentacionin që kërkoni, si dhe mënyrën në të cilën dëshironi ta merrni atë.
Koordinatori për të Drejtën e Informimit
Për informacion, asistencë në plotësimin e kërkesës apo dërgimin e dokumentacionit, mund të kontaktoni Koordinatorin për të Drejtën e Informimit pranë Bashkisë Memaliaj
Kestiana Zeqaj
Koordinator për të Drejtën e Informimit
Kontaktet
E-mail: kestiana.zeqaj@bashkiamemaliaj.gov.al
Bashkia Memaliaj
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
Bashkia Memaliaj publikon Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, ku pasqyrohen kërkesat për informacion të administruara nga institucioni dhe përgjigjet përkatëse, në përputhje me legjislacionin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Klikoni më poshtë për të konsultuar regjistrin sipas viteve,