Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftim

Njoftim!
Të nderuar qytetarë,
Sjellim në vëmendje se për të lehtësuar aksesin në shërbimet elektronike në portalin e-Albania për të gjithë qytetarët që kanë vështirësi për të aksesuar në këto shërbime, Bashkia Memaliaj ka vendosur në dispozicion Zyrën me një Ndalesë pranë bashkisë për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme të gjithë qytetarëve që:
Nuk kanë mundësi të aksesojnë platformën e-Albania;
Nuk kanë një pajisje elektronike (telefon ose kompjuter);
Kanë vështirësi në përdorimin e teknologjisë;
Kanë nevojë për asistencë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit online.

Shërbimet që ofrohen përfshijnë:
Asistencë për krijimin e llogarisë në e-Albania.
Asistencë për rihapjen e llogarive në e-albania.
Aplikime për shërbime të ndryshme (certifikata, vërtetime, aplikime për ndihmë ekonomike, aplikime për të përfituar nga programet e strehimit social, aplikim për bursa, regjistrim në shkollë, aplikim për vërtetim penal (dëshmi penaliteti), Aplikim për kërkim pune pranë zyrave të punës; regjistrim si i papunë; aplikim për subvencione bujqësore etj.);
Printimi i dokumenteve të gjeneruara nga platforma;
Këshillim dhe udhëzime për përdorimin e shërbimeve dixhitale.
Bashkia Memaliaj është në shërbim të qytetarëve, për të siguruar që askush të mos mbetet pas në përdorimin e shërbimeve publike dixhitale!
Jemi çdo ditë në shërbim të komunitetit në
📍 Bashkinë Memaliaj, Rruga “Tafil Buzi”, Zyra me një ndalesë/Kati 1.
Orari i shërbimit: E hënë – E premte, ora 08:00 – 16:00.
Shërbimet janë pa pagesë.
Ju mirëpresim!

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *