Mbledhjet dhe Materialet e Këshillit

Në këtë seksion publikohen njoftimet, rendet e ditës, projektvendimet, relacionet shpjeguese dhe materialet e tjera që paraqiten për shqyrtim në mbledhjet e Këshillit Bashkiak Memaliaj.

Dokumentet janë të organizuara sipas viteve dhe datave të mbledhjeve, me qëllim garantimin e transparencës dhe lehtësimin e aksesit të qytetarëve në informacionin mbi veprimtarinë e Këshillit Bashkiak.

Viti 2026

Mbledhja e Këshillit Bashkiak – 30.10.2026

Data: 30 Tetor 2026
Ora: 11:00
Vendi: Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, kati i parë, Bashkia Memaliaj.

Njoftimi dhe Rendi i Ditës


Projektvendimet dhe Relacionet Shpjeguese

Pika 3 – Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin shtator 2026

Pika 4 – Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë për muajin tetor 2026

Pika 5 – Shqyrtimi i dëmtimeve të shkaktuara në një banesë nga rrëshqitjet e dheut

Pika 6 – Miratimi i parashikimeve afatmesme të të ardhurave dhe tavaneve përgatitore të PBA-së 2027–2029

Pika 7 – Miratimi i ndryshimit të buxhetit të Drejtorisë së Shërbimeve

Pika 8 – Miratimi i sipërfaqes së tokës bujqësore që do të jepet me qira

Pika 9 – Shqyrtimi i kërkesës për dhënie ndihme financiare individuale

Pika 10 – Shqyrtimi i kërkesës për dhënie ndihme financiare individuale

Pika 11 – Miratimi i listës emërore dhe vlerave përkatëse të pasurive bujqësore dhe pemëve frutore të prekura nga ndërtimi i ujësjellësit rajonal

Raporte Informuese të Mbledhjes

Pika 12 – Informacion nga Drejtoria e Shërbimeve

Raport mbi zbatimin e buxhetit (të ardhurat dhe shpenzimet) për 8-mujorin 2026.

Pika 13 – Informacion nga Drejtoria e Financës dhe Taksave

Raport mbi zbatimin e buxhetit (të ardhurat dhe shpenzimet) për 8-mujorin 2026.

Shënim: Dokumentet e paraqitura në këtë seksion janë materiale për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Dokumentacioni që kërkon përpunim për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe materialet që nuk janë ende të disponueshme për publikim, do të pasqyrohen pas përfundimit të procedurave përkatëse.